Komisioni për Buxhet dhe Transfere i Kuvendit të Kosovës sot do të mbajë mbledhje për shqyrtimin e disa raporteve financiare.
Si pikë e rendit të ditës do të jetë shqyrtimi raportit vjetor financiar të Zyrës Kombëtare të Auditimit dhe të Zyrës Kombëtare të Auditimit.
“Miratimi i rendit të ditës; miratimi i procesverbalit nga mbledhja e mbajtur e Komisionit dt. 27.05.2020; shqyrtimi raportit vjetor financiar të Zyrës Kombëtare të Auditimit për vitin 2019; shqyrtimi i raportit vjetor të Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik për vitin 2019; shqyrtimi i raportit vjetor të Organit Shqyrtues të Prokurimit për vitin 2019 dhe të ndryshme”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/