Në mbledhjen e saj të 127-të anëtarët e KSHZ-së në rend dite do të kenë Programin për edukim të detyrueshëm të organeve zgjedhore për zgjedhjet lokale-2017. Plani për furnizime publike i KSHZ-së për realizimin e zgjedhjeve lokale-2017, sipas programit buxhetor 21 – aktivitete zgjedhore, Propozim-vendimet për angazhim të personave në trupat ndihmës të KSHZ-së për realizimin e zgjedhjeve lokale-2017, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Gjithashtu në rend dite janë edhe kërkesa për mospranim të kryerjes së funksionit kryetar, zëvendës kryetar, anëtar dhe zëvendës anëtar në Komisionin zgjedhor komunal dhe zgjedhje e rëndomtë e kryetarit, zv.kryetarit, anëtarit dhe zv.anëtarit në Komisionet zgjedhore komunale, kërkesat e të cilëve për shfuqizim janë pranuar nga KSHZ-ja./Telegrafi/