Para Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, me moton “Maqedonia e lirë, e lirë jeton” po vijon manifestimi qendror me rastin e 8 Shtatorit – Dita e pavarësisë.
Në suaza të manifestimit u realizua shfaqja për fëmijë “Masha dhe përralla e saj”, ndërsa studioja për vallëzim “Dancers united” realizoi shfaqe gjithëpërfshirëse vallëzimi me valltarë profesionistë dhe valltarë me pengesa në zhvillim, ndërsa pritet të realizohet shfaqje nga Opera dhe Baleti i Maqedonisë.
Me rastin e festës, Qeveria i hapi dyert për qytetarët të cilvt kanë mundësi të shohin instalacionet interaktive artistike të vendosura në hapësirat e ndërtesës së Qeverisë së Republikës së Maqedonisë.
Fillimi i manifestimit për Ditën e pavarësisë ishte dje me ndodhinë sportive “Vrapo, luaj, aktivizohu” në organizim të Agjencisë për të rinj dhe sport.
Në suaza të shënimit të 8 Shtatorit me manifestim treditor, nesër delegacioni i kryesuar nga kryeministri Zoran Zaev do të vendosë kurora lulesg në varet e ish kryetarëve të shtetit, Kiro Gligorov dhe Boris Trajkovski, ndërsa delegacioni i udhëhequr nga ministrja për punë dhe politikë sociale, Milla Carovska do të vendosë lule te përmendorja “Çliruesit e Shkupit”. Në organizim të Ministrisë për mbrojtje në Krushevë do të realizohet ngjitja “Së bashku drejt majës” në Malin e Bushevës.
Republika e Maqedonisë shënon 26 vjet nga referendumi i suksesshëm në të cilin qytetarët e Maqedonisë vendosën për shtet të pavarur dhe sovran me një shumicë bindëse prej 95 për qind të votave, më 8 shtator të vitit 1991, kur në pyetjen e referendumit “A jeni për shtet të pavarur të Maqedonisë”./Telegrafi/