Shoqata e shkrimtarëve të Maqedonisë (SHSHM), në kuadër të 70 vjetorit të themelimit të saj, sot ka filluar manifestimin ”Babiloni poetik ballkanik”, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Nga shtëpia e shkrimtarëve të Maqedonisë u përçua porosia poetike se gjuhët e ndryshme në të cilat shkruajnë autorët mblidhen në gjuhën univerzale të poezisë, me të cilin tejkalohen të gjitha barierat në rrugën drejt mirëkuptimit, tolerancës, bashkëpunimit dhe njohjes së ndërsjellë dhe përafrimit./Telegrafi/