Telegrafi

Mbahet manifestimi “Kepi i shpresës së mirë – Fahredin Gunga”

Gjatë këtij manifestimi do të organizohen edhe shumë aktivitete përcjellëse: tryeza të rrumbullakëta kushtuar krijimtarisë letrare të krijuesve vendor dhe të jashtëm, promovime të ndryshme letrare, ekspozita, vizita studimore, etj.

Edicioni “Kepi i shpresës së mirë – Fahredin Gunga” ka si obligim që të botoj në tri gjuhët veprat e laureatëve të Çmimit Ndërkombëtar “Kepi i shpresës së mirë – Fahredin Gunga”.

Për vitin 2008 u botua dhe u promovua vepra me titull “Në Maje Vetëm” i laureatit të vitit 2005 Jevrem Brkoviq. Vepra u botua në gjuhën e autorit – malazeze, shqip dhe anglisht.

Qëllimi i këtij aktiviteti kulturor i cili mbahet më 30 dhe 31 tetor në Mitrovicë pos tjerash është që të afirmojë dhe promovojë krijimtarinë letrare të gjithë krijuesve vendor dhe botërorë; të ndërtoj urat e bashkëpunimit dhe mirëkuptimit në mes shumë popujve dhe komuniteteve të vendeve të ndryshme jo vetëm të Ballkanit dhe Evropës, por edhe të botës; të promovohet dhe avancohet jeta kulturore dhe ajo qenësorja integruese në Mitrovicë dhe Kosovë.

Për më shumë informata, vizitoni faqen zyrtare të manifestimit.