Sot në Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Këshilli Rinor Kosovar – KYC organizon Kuvendin e 10-të zgjedhor të Këshillit të Nxënësve të Kosovës.
Kjo ngjarje shënon 10 vjetorin e themelimit të KNK-së, e cila është strukturë përfaqësuese e të gjithë nxënësve të shkollave të mesme të vendit.
Pjesëmarrës do të jetë edhe ministri i MASHT-it, Shyqiri Bytyçi.