Arianit Jakupi është shkarkuar të mërkurën nga detyra e kryetarit të Odës së Farmacistëve të Kosovës.
Ky zhvillim ka ndodhur në mbledhjen e jashtëzakonshme të Kuvendit të Odës së Farmacistëve të Kosovës.
Me 29 vota pro, 25 kundër dhe dy abstenime, Arianit Jakupi është shkarkuar nga pozita e kryetarit të OFK-së.
Arsyeja e shkarkimit është se gjatë procedurave të zgjedhjeve që i ka pasur kjo odë në muajin qershor të vitit të kaluar, thuhet se ai ka shkelur një rregullore.
Mocioni i mosbesimit ndaj Kryetarit të OFK-së, ishte thirrur sipas propozimit të 10 parashtruesve./Telegrafi/