Site icon Telegrafi

Mbahet konferenca “Praktikat e mira të mësimdhënies – përvojat dhe perspektiva për të ardhmen” në Mitrovicë

Pamje nga mbajtja e konferencës

Gjatë ditës së sotme, në ambientet e Universitetit “Isa Boletini” në Mitrovicë është mbajtur konferenca me temën “Praktikat e mira të mësimdhënies – përvojat dhe perspektiva për të ardhmen”.

Kjo konferencë është organizuar nga Drejtoria Komunale e Arsimit në bashkëpunim me partnerin lokal, CMG “Consulting and Menagement Group”, shkruan Telegrafi.

“Pjesëmarrës në këtë konferencë ishin kryesuesja e Kuvendit Komunal, znj.Vesa Broja, drejtoresha e Drejtorisë së Arsimit, znj.Drita Kadriu, mësimdhënës, studiues, profesorë universitar, udhëheqës arsimorë, si dhe studentë. Gjithashtu kishte mysafir prezent edhe nga Amerika, Dr.Christopher Hass, në Universitetin “James Madison”, pedagogu nga Austria, z.Hazir Mehmeti, si dhe nga Shqipëria Dr.Bardhyl Musai”, thuhet në njoftim.

Broja ka përgëzuar për iniciativën në organizimin e kësaj konference me qëllim që të mësohen përvojat strategjike të suksesshme të mësimdhënies dhe të nxënit.

Ndëra drejtoresha e DKA-së, Drita Kadriu, u shpreh e lumtur që së bashku me mësimdhënës kanë realizuar këtë konferencë.

“Temat të cilat u diskutuan në këtë konferencë ishin; Praktikat e mira mësimore në edukimin e hershëm; Inovacionet në mësimdhënie në shkollën fillore, të mesme të ulët dhe të mesme të lartë; Roli i udhëheqjes në rritjen e rezultateve të të nxënit dhe Njohje të reja për të mësuarit social- emocional”, thuhet tutje në noftim.

Bëhet e ditur se kjo konferencë do të zgjasë dy ditë. /Telegrafi/

Exit mobile version