Ambasadorja e Vullnetit të Mirë për Kosovën në IHRC, Elvana Shala sot mban konferencën përmbyllëse të fushatës vetëdijesuese kundër diskriminimit të viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë.
Në këtë konferencë do të marrin pjesë krerë institucional vendor e ndërkombëtar, përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile, diplomat të huaj, përfaqësues të medieve si dhe disa nga viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë.
Në konferencë do të shpalosen aktivitetet 10 ditore gjatë fushatës, video-mesazhi që i parapriu fushatës si dhe do të adresohen kërkesat e viktimave tek krerët institucional përgjegjës. /Telegrafi/