Sot në Prishtinë po mbahet konferenca e parë ndërkombëtare mbi Shëndetin, Mirëqenien dhe të Drejtat e Fëmijëve.
Kjo konferencë është organizuar nga Qendra për Hulumtime Psiko-Sociale dhe Mjekësore (QHPSM).
Fëmijët e të sotmes janë trashëgimtarët e të nesërmes, andaj duke tentuar përfshirjen e drejtpërdrejtë të tyre dhe duke thyer kornizat e konferencave tipike shkencore vetëm me hulumtime, kjo konferencë do përmbajë: Një tryezë diskutimi me politikë bërës dhe pjesëtarë të shoqërisë civile, 5 fjalime kyçe nga profesionistë të dalluar të shkencave sociale dhe shëndetësore, 15 poster prezantime, 35 prezantime orale, kuiz me fëmijë të pesë shkollave fillore dhe 4 fjalime inspiruese nga fëmijë.
Konferenca punimet i filloi jo siç kemi pritur ngase ngase ishin te paraparë dhe madje ishte edhe e konfirmuar pjesëmarrja udhëheqësve të Qeverisë së Kosovës dhe komunës së Prishtinës, mirëpo duke uruar që herëve tjera të gjejnë edhe ata pak kohë për fëmijët, nëse jo për çdo ditë, së paku për 1 qershor!
Punimet filluan me një fjalë përshëndetëse nga ish- presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga.
Më pas hapja e programit filloi me një fjalim mbreslënës nga drejtoresha e Konferencës Rudinë Fetahaj. Ndërsa masës iu drejtua edhe Presidenti i Konferencës Prof. Fitim Uka.
Sot janë prezantuar punimet shkencore të paraqitur për pjesëmarrje, ndërkaq konferenca punimet i mbaron nesër. /Telegrafi/