Site icon Telegrafi

Mbahet konferenca “Korrupsioni nga ana e ofertës: Perspektiva e bizneseve”

Instituti Riinvest sot organizon konferencën “Korrupsioni nga ana e ofertës: Perspektiva e bizneseve”.

Në këtë konferencë do të prezantohen gjetjet e studimit “Korrupsioni nga ana e ofertës: Perspektiva e Bizneseve”, të realizuar me 500 biznese.

Qëllimi i këtij studimi është rritja e ndërgjegjësimit të akterëve kryesorë në komunitetin e biznesit në Kosovë mbi rëndësinë e respektimit të parimeve etike në bërjen e biznesit, me qëllim të reduktimit të korrupsionit dhe ryshfetit nga ana e bizneseve.

Të pranishëm në këtë tryezë në cilësinë e panelistëve, do të jenë edhe ministri i Drejtësisë Abelard Tahiri dhe Ambasadori i Norvegjisë, Per Strand Sjaastad.

Konferenca mbahet në “Hotel Swiss Diamond” në Prishtinë duke filluar nga ora 10:00.

Exit mobile version