Site icon Telegrafi

Mbahet konferenca ‘Gratë për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë’

Instituti Kërkimor për Çështje Evropiane dhe të Zhvillimit (RIDEA) organizon konferencën ‘Gratë për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë’.

Përveç tjerash, konferenca do të trajtoj disa prej çështjeve aktuale, si raportet aktuale ndërmjet Kosovës dhe Serbisë?

A duhet të vazhdoj dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë? Si të veprohet me tarifën 100% ndaj mallrave serbe?

Nga akterë të ndryshëm ndërkombëtar është sugjeruar që viti 2019 mund të jetë vit i marrëveshjes eventuale finale ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Si duhet trajtuar ky sugjerim dhe çfarë duhet të përmbaj marrëveshja eventuale ndërmjet Kosovës dhe Serbisë?

Delegacioni Shtetëror i Kosovës për dialogun me Serbinë nuk ka asnjë grua/zonjë në përbërjen e tij. Si duhet të vlerësohet ky fakt dhe si duhet të veprohet në mënyrë që kjo gjendje të ndryshoj? Si e shohin vetë gratë rolin e gruas në fazën finale të dialogut Kosovë-Serbi?

Përveç panelisteve që mund t’i gjeni në agjendën e bashkëngjitur, pjesëmarrëse tjera do të jenë diplomate të akredituara ndërkombëtare në Kosovë, zyrtare të institucioneve të Kosovës, aktiviste të shoqërisë civile, dhe përfaqësuese nga bota akademike.

Exit mobile version