Site icon Telegrafi

Mbahet konferenca e dytë kombëtare për siguri në rrugë

Sot mbahet konferenca e dytë kombëtare për siguri në rrugë “Identifikimi i faktorëve kryesor që ndikojnë në sigurinë e lëvizjes së nxënësve në rrugë”.

Panelist në këtë konferencë do jenë përfaqësuesit nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Ministria e Infrastrukturës, Policia e Kosovës, Kolegji “Tempulli”, OSBE dhe Forumi i Kosovës për siguri në rrugë.

Në këtë konferencë do të bëhet edhe publikimi i rezultateve të hulumtimit me të njëjtin titull, i cili është zhvilluar me shkolla fillore dhe të mesme të ulëta, nga komuna të ndryshme të Republikës së Kosovës, përzgjedhjen e të cilave e ka bërë Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë.

Exit mobile version