Site icon Telegrafi

Mbahet kampionati vjetor i “Bartjes së gruas” në SHBA

Ndërsa origjina e tij nuk dihet saktësisht, më shumë se 30 çifte konkurruan në kampionatin e Amerikës së Veriut për “Bartjen e Gruas” përpara turmave brohoritëse.

Veprimtaria i sheh konkurrentët që spërkaten nëpër ujë, kërcejnë dhe vrapojnë nëpër baltë – të gjitha duke mbajtur partnerin e tyre “si një thes”, shkruan skynews.

Besohet se bazohet në një legjendë finlandeze të shekullit të 19-të që përfshin një burrë të njohur, banda e të cilit njihej për plaçkitjen e fshatrave dhe për rrëmbimin e grave.

Shumica e pjesëmarrësve përdorin një teknikë në të cilën “gruaja” mbahet si një çantë shpine – me kokë poshtë – për t’u siguruar që krahët e vrapuesve të jenë të lirë.

Kampioni largohet me birra dhe pesëfishin e peshës së gruas në para. /Telegrafi/

Exit mobile version