Sot nxënësit e Kosovës të shkollave fillore dhe të mesme i nënshtrohen garave të diturisë.
Gara Nacionale e Diturisë mbahet për të gjithë nxënësit në të gjitha shkollat e Kosovës.
Mësimdhënësit dhe nxënësit janë njoftuar vetëm një ditë më parë për mbajtjen e garës.
Ndërkaq, në shkollën fillore “Ismail Qemali”, nuk do të mbahet kjo garë.
Kështu është bërë e ditur në faqen zyrtar të shkollës fillore “Ismail Qemali”, në të cilën njoftohen nxënësit, prindërit dhe mësimdhënësit se arsyeja e anulimit të kësaj gare është për shkak se organizatorët e kësaj gare nuk i kanë dërguar testet në shkollë, gjë kjo që kjo që e ka bërë të pamundur organizimin.