Site icon Telegrafi

Do të mbahet forumi ‘Rroga të barabarta sipas gjinisë për rritje më të madhe ekonomike’

Forumi ekonomik ‘Rroga të barabarta sipas gjinisë për rritje më të madhe ekonomike’ do të mbahet sot në Shkup në organizim të ‘Finance Think’, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në kuadër të forumit do të mbahet panel diskutimi për sfidat dhe zgjidhjet e hendekut gjinor në rroga. Pjesëmarrësit janë Eva Maria Burger nga Ministria e Arsimit dhe Grave nga Austria, Elena Grozdanova nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale të Republikës së Maqedonisë dhe Emill Kostadinovski, koordinator nacional i Organizatës ndërkombëtare të punës në Maqedoni.

Gjithashtu do të promovohen Manuali për llogari të rrogës së drejtë ‘Show card’ me rekomandime, web platfomra edplako.mk si dhe do të prezantohen edhe kompanitë, të cilat paguajnë rroga të barabarta sipas gjinisë. /Telegrafi/

Exit mobile version