Telegrafi

Mbahet forumi për sektorin privat

Kosovo SME Promotion Programme organizon sot konferencën me temë “Forum për sektorin privat.”

Konferenca ka për qëllim bashkimin e përfaqësueseve të institucioneve përkatëse në Kosovë, për të elaboruar nga këndvështrime të ndryshme zhvillimin e qëndrueshëm të sektorit privat dhe ekonomik në Kosovë.

Ngjarja njëkohësisht është aktiviteti përfundimtar dhe më i rëndësishëm i organizuar nga projekti tre-vjeçar KOSME, me pjesëmarrje të përfaqësuesve, institucioneve të vendit, Ambasadorëve në mbështetje të projektit, dhe biznesi.

Prezent do të jenë përfaqësues të institucioneve të larta të vendit, ambasadorë, përfaqësues nga institucione ndërkombëtare, si dhe ekspertë të kësaj fushe. /Telegrafi/