COD Kosovo në bashkëpunim me Handicap Kosova, Down Syndrome Kosova dhe Shoqatën Evropiane të Shërbimit për Personat me Aftësi të Kufizuara – EASPD, sot organizojnë Forumin e Parë të Ofruesve të Shërbimeve për Personat me Aftësi të Kufizuara në Kosovë.
Forumi synon të bashkojë ofruesit e shërbimeve për personat me aftësi të kufizuara dhe së bashku me ekspertët nga EASPD dhe institucionet përkatëse të angazhuara në fushën e shërbimeve të vazhdohet puna e përbashkët për përmirësimin e sektorit të shërbimeve dhe duke bërë këtë kontribuojnë në përmirësimin e cilësisë të jetës së personave me aftësi të kufizuara në Kosovë.
Forumi do të mbahet në Hotel Sirius dhe nis në ora 09:30. Forumi është organizuar me mbështetjen financiare nga Bashkimi Evropian, Qeveria Suedeze dhe donatorë të shumtë privatë./Telegrafi/