Të martën është mbajtur në Teatrin “Oda” festivali i të rinjëve “Youth Theater Fest”, i organizuar nga ArtPolis.
Në këtë festival kanë garuar të rinjtë nga shtatë qendrat kryesore të Kosovës, me nga një shfaqje.
Temat që janë prekur në këto shfaqje kanë qenë: Dhuna në familje, përdhunimi, diskriminimi në administrata publike, diskriminimi brenda familjes, diskriminimi i gruas dhe ngacmimet sekuale.
Çmimin për vendin e parë e ka fituar grupi nga komuna e Prishtinës që ka trajtuar çështjen e roleve gjinore e feminizmit në kontekstin e shoqërisë Kosovare duke e paraqitur atë në një botë paralele.
Çmimin për vendin e dytë e ka fituar grupi nga komuna e Gjilani që kanë shfaq manifestimin e despresionit dhe vetëvrasjes në të rinjëve dhe të rejave në hapsirën familjare.
Çmimin për vendin e tretë e ka fituar grupi nga komuna e Pejes që përmes monologut e protestës kanë prezantuar Luftën e Paqen në kontekst botëror.
Në fund të gjithë pjesëmarrësve ju janë ndarë çertifikata për pjesëmarrje dhe për përkushtim. /Telegrafi/