Nga data 30 mars e deri më 14 prill do të mbahen plot 11 koncerte, të cilat tradicionalisht organizohet nga Lidhja e kompozitorëve të Maqedonisë (LKM), për manifestimin e 39-të të Ditëve të muzikës maqedonase (DMM), transmeton Telegrafi Maqedoni.
Në manifestimin e DMM-së do të shfaqen 33 kompozime nga bota, kurse 14 do të jenë nga kompozitorë vendas, ndërkaq do të përfshihen edhe ligjërat dhe punëtori të destinuara për publik më të gjërë.
Hapja e DMM-së do të bëhet të mërkurën në Operën dhe baletin e Maqedonisë, ndërkaq mbylljen e edicionit të 39-të do ta bëjë Filharmona e Maqedonisë dhe do t’i kushtohet 80 vjetorit të lindjes së kompozitorit Aleksandar Xhambazov, ku do të jepen edhe çmimet për vepër jetësore, për vepër më të mirë të vitit të kaluar dhe për shfaqjen më të mirë maqedonase./Telegrafi/