Telegrafi

Mbahet me dy gishta për strukturën e lartë mbi 200 metra, kërkon të lihen shprehitë e këqija ‘më të rrezikshme se ky veprim’ (Video)

Strukturën përjashta ndërtesës së lartë mbi 200 metra, Elvis Bogdanov e shfrytëzoi që të mbahet me vetëm dy gishta.

Madje, 20-vjeçari qëndroi në cep të një ndërtese në Londër, ku e kreu edhe qëndrimin në duar, teksa poshtë vazhdonte të zhvillohej trafiku i dendur i makinave, transmeton Telegrafi.

“Ky veprim nuk është më pak i rrezikshëm se alkooli, ata që pinë rrezikojnë të shkaktojnë probleme edhe më të mëdha” ka thënë i riu, teksa ndodhej jashtë objektit.

Derisa këshillon të mos kopjohet nga të tjerët, këshillon që të lihen shprehitë e këqija si konsumi i drogës apo alkoolit, sepse janë edhe më të rrezikshme se ky veprim.

Megjithëse i ri në moshë, Bogdanov është shumë i njohur në internet, pasi ka qëndruar në forma të tilla, jashtë shumë objekteve të larta. /Telegrafi/