Telegrafi

Mbahet ceremonia e diplomimit në UEJL për gjeneratën e 13-të (Foto)

Sot është mbajtur ceremonia e diplomimit në Universitetin e Evropës Juglindore në Tetovë ku është festuar diplomimi i studentëve që sapo kanë mbaruar nivelin e studimeve dhe janë paisur me diploman Bachelor, njofton Telegrafi Maqedoni.

Të pranishmëve u janë drejtuar profesorë, Rektori i UEJL-së Zamir Dika, ambasadori i Mbretërisë së Holandës në Maqedoni Wouter Plomp dhe Ministri i Arsimit dhe Shkencës në Maqedoni Pishtar Lutfiu.

Zamir Dika ju tha studentëve të sapodiplomuar se duhet të mëtojnë më shumë për të ardhmen e tyre dhe të hapin rrugët e suksesit.

Ambasadori i Mbretërisë së Holandës në Maqedoni Wouter Plomp ju tha studentëve se shteti që ai përfaqëson do të mbështes çdo iniciativë dhe projekt të studentëve në të ardhmen.

Të pranishmëve ju drejtuan edhe studentët më të mirë të gjeneratës. /Telegrafi/