Site icon Telegrafi

Mbahet ankandi i 14-të i letrave me vlerë për vitin 2021, emetohen 20 milionë euro me maturitet 12 mujor

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve njofton se më 13 shtator 2021 do të mbahet ankandi i katërmbëdhjetë i letrave me vlerë për vitin 2021.

Në këtë ankand, do të emetohen bono thesari me maturitet 12 mujor në shumën prej 20 milionë euro, përcjell Telegrafi.

“Investimi në Bono Thesari është investim i sigurt, i garantuar me Ligjin për Borxhin Publik, ku interesi i përcaktuar nga tregu ju garantohet për të gjithë kohëzgjatjen (12 muaj) dhe është tërësisht i liruar nga tatimi”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Financave.

Ministria thotë se për detaje rreth pjesëmarrjes në ankande për blerjen e letrave me vlerë duhet të kontaktohet ndonjërën nga bankat komerciale që operojnë në Kosovë. /Telegrafi/

Exit mobile version