Site icon Telegrafi

Mbahet ankandi i 11-të për shitjen e letrave me vlerë për vitin 2020

Ministria e Financave njofton se më 14 shtator 2020 do të mbahet ankandi i njëmbëdhjetë i letrave me vlerë për vitin 2020.

Në këtë ankand, do të emetohen obligacione me maturitet 5 vjeçar në shumën prej 25 milion euro, përcjell Telegrafi.

“Investimi në Obligacione është investim i sigurt, i garantuar me Ligjin për Borxhin Publik, ku interesi i përcaktuar nga tregu ju garantohet për të gjithë kohëzgjatjen (5 vite) dhe është tërësisht i liruar nga tatimi”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Financave.

Njoftimi i ankandit për shitjen e letrave me vlerë | Burimi: MF

Ministria thotë se për detaje rreth pjesëmarrjes në ankande për blerjen e letrave me vlerë duhet të kontaktohet ndonjërën nga bankat komerciale që operojnë në Kosovë. /Telegrafi/

Exit mobile version