Site icon Telegrafi

Mbahet aktiviteti lansues “Fuqizimi i grave dhe vajzave për proceset e vendimmarrjes”

Forumi për Lidership dhe Demokraci, ka mbajtur aktivitetin lansues të Projektit ”Akademia e Udhëheqjes – Fuqizimi i grave dhe vajzave për proceset e vendimmarrjes”, projekt i mbështetur nga Zyra Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar në Kosovë-GIZ.

Njomza Emini, në cilësinë e themelueses së Forumit për Lidership dhe Demokraci, shpalli të hapur këtë projekt në prezencë të përfaqësuesve diplomatik, institucioneve vendore, pjesëmarrësve nga shoqëria civile, mediet dhe përfitueseve të projektit.

Po ashtu në fjalën e tij Ambasadori Gjerman në Kosovë, Christin Heldt, inkurajoi pjesëmarrëset për ngritjen e tyre profesionale duke theksuar se barazia gjinore është parakusht për zhvillimin e shoqërisë në Kosovë.

Gjithashtu në cilësi të panelistësve referuan mbi sfidat që hasin gratë dhe vajzat në përfshirjen e tyre në vendimmarrje edhe Albulena Haxhiu nga Lëvizja Vetëvebdosje, Kryetari i Kamenicës Qëndron Kastrati dhe Merita Limani, hulumtuese për çështje gjinore.

Pjesëmarrësit u dakorduan për vazhdimin e aktiviteteve të ngjashme nga ana e Forumit për Lidership dhe Demokraci, që roli i vajzave dhe grave të shtohet edhe më tepër në shoqëri.

Exit mobile version