Telegrafi

Mbahet akademi përkujtimore për heroin Sali Çekaj

Sot do të mbahet Akademia Përkujtimore- Dita e rënies së heroit Sali Çekaj, Dita e veteranëve të Brigadës 138 “Agim Ramadani”, në kuadër të Manifestimit Tradicional “Ditët e Shqipes 2018”.

Në Akademinë Përkujtimore për përvjetorin e rënies së heroit Sali Çekaj, do të marrë pjesë edhe presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryeministri Ramush Haradinaj.

Akademia mbahet në Teatrin Kombëtar të Prishtinës.