Telegrafi

Mbahen zgjedhjet presidenciale në Rusi

Sipas analistëve nga të katër kandidatët të cilët konkurrojnë për këtë post favorit kryesorë është zëvendëskryeministri i parë, 42-vjeçari Dmitry Medvedev, i cili mbështetet nga Kremlini.

Sipas sondazheve Medvedev do të mund të arrijë deri në 70 % të numrit të votave të përgjithshme duke siguruar fitore absolute.

Menjëherë pas kësaj skenari i politikës së Moskës është paraparë që vendin e kryeministrit në kabinetin e ri ta zë presidenti aktual Putin.

Opozita komuniste ndërkaq ka akuzuar Kremlinin se do të manipulojë zgjedhjet dhe rezultatin përfundimtar të tyre. /tva1/