Sot pasite kanë filluar protestat në 24 qytete të Greqisë kundër përdorimit të termit ‘Maqedonia’, ndërsa një pjesë e mediave ishin të penguara në ndjekjen e protestave për shkak të, siç thanë autoritetet “shkaqe sigurie”. Organizata “Lidhja e Helenistëve të Maqedonisë” i ftoi qytetarët të vijnë në protesta vetëm me flamurin grek, pa simbole partiake, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Protesta qendrore mbahet në Pella, për shkaqe simbolike, pasi që është vendlindja e Lekës së Madh. Ministria për punë të jashtme e Greqisë sot apeloi deri tek qytetarët e Maqedonisë që do të udhëtojnë ose janë aktualisht në Greqi, t’i shmangen vendeve ku mbahen protestat, për shkak të mundësisë për eskalimin e situatës.
Protestat mbahen në tërë Greqinë, për shkak të, siç thonë organizatorët e protestave, ruajtjes së karakterit grek të Maqedonisë. Në shumë qytete protestat përkrahen nga autoritetet lokale, nga kryetarët e komunave, si dhe nga autoritetet fetare ortodokse./Telegrafi/