Telegrafi

Mbahen matjet zyrtare-Krasniqi i gatshëm për meçin, Abraham vonohet një orë

Janë mbajtur matjet zyrtare sot në mesditë në Erfurt të Gjermanisë, ku boksieri ynë Robin Haxhi Krasniqi ka dal në matje me 75,6 kg, ndërsa Arthur Abraham 76,2 kg.

E gjithë kjo ngjarje nuk ka kaluar në procesin e duhur, ku ish-kampioni botëror në dy kategoritë e ndryshme Arthur Abraham o vonua me një orë vonesë në matje zyrtare.

Sipas trajnerit të Abraham, Uli Wegner, Abraham kishte mbetur në lift pasi lifti i hotelit kishte pësuar një prishje.

Krasniqi nuk e harron përshëndetjen

E gjithë kjo mund të jetë një sajim pasi Abraham ishte në mbi peshë për 2 kilogramë më shumë dhe iu deshtë kohë të humb peshën për të qenë i saktë në matje zyrtare ku nuk i lejohej të ishte mbi 76.2 kg, shkruan Kosova Boxing.

Abraham gjatë matjes edhe pse me vonesë për më shumë se një orë

Meçi Krasniqi dhe Abraham do të zhvillohet nesër rreth orës 22:30.

Ky meç do të transmetohet drejtpërdrejt në Klan Kosova në rrjetin tokësor dhe atë satelitor.