Janë mbajtur matjet zyrtare sot në mesditë në Erfurt të Gjermanisë, ku boksieri ynë Robin Haxhi Krasniqi ka dal në matje me 75,6 kg, ndërsa Arthur Abraham 76,2 kg.
E gjithë kjo ngjarje nuk ka kaluar në procesin e duhur, ku ish-kampioni botëror në dy kategoritë e ndryshme Arthur Abraham o vonua me një orë vonesë në matje zyrtare.
Sipas trajnerit të Abraham, Uli Wegner, Abraham kishte mbetur në lift pasi lifti i hotelit kishte pësuar një prishje.
E gjithë kjo mund të jetë një sajim pasi Abraham ishte në mbi peshë për 2 kilogramë më shumë dhe iu deshtë kohë të humb peshën për të qenë i saktë në matje zyrtare ku nuk i lejohej të ishte mbi 76.2 kg, shkruan Kosova Boxing.
Meçi Krasniqi dhe Abraham do të zhvillohet nesër rreth orës 22:30.
Ky meç do të transmetohet drejtpërdrejt në Klan Kosova në rrjetin tokësor dhe atë satelitor.