Ashtu siç ishte paralajmëruar në ora 12:00 filluan homazhet për ikonën e futbollit kosovar që ndërroi jetë të shtunën, Fadil Vokrrin.
Vdekja e Vokrrit tronditi mbarë opinionin shqiptar, sidomos sektrin futbolldashës.
Në ora 12:00 kanë nisur homazhet në Kuvendin e Kosovës që po mbahen nën patronatin e Kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj.
Homazhet janë duke u mbajtur në hollin e Kuvendit të Kosovës, kurse ikonën kanë nderuar personalitete të shquara shqiptare, duke përfshirë presidentin e Shqipërisë, Ilir Meta.
Figura politike nga Kosova po ashtu bënë humazhe, teksa edhe klube dhe tifozë në mënyrë të organizuar nderuan të ndjerin dhe familjarët e tij.
Në ora 14:00 mbahet një mbledhje komemorative në kujtim të legjendës së futbolli kosovar që shërbeu edhe si kryetar i FFK-së.
Në ora 17:00 bëhet varrimi i të ndjerit, Fadil Vokrri. /Telegrafi/