Telegrafi

Mbahen dëgjmet publike në Skenderaj, qytetarët i parashtrojnë kërkesat e tyre

Pamje nga mbajtja e dëgjimeve publike në Skenderaj

Sot kanë filluar të mbahen dëgjimet buxhetore në Komunën e Skenderajt për hartimin e buxhetit për vitin 2025 dhe parashikimet për vitet 2026 dhe 2027.

Dëgjimi i parë është mbajtur me banorë të Klinës së Epërme, në të cilin drejtori për Buxhet dhe Financa, Ismet Aliu, ka paraqitur para qytetarëve draft-buxhetin për vitin e ardhshëm dhe investimet e mundshme kapitale, shkruan Telegrafi.

“Edhe drejtori për Urbanizëm, Driton Mulaj ka arsyetuar projektet e parashikuara për investime kapitale për vitet në vijim, por duke dëgjuar qytetarët edhe kërkesat për investime në zonat e tyre të banimit”, thuhet në njoftimin e Komunës së Skenderajt.

Dëgjimi i dytë është mbajtur në Runik, e në këtë takim është paraqitur versioni fillestar i buxhetit 2025 dhe parashikimet për vitet pasusese.

“Edhe banorët e Runikut kanë parashtruar kërkesa për projekte, që kanë të bëjnë me asfaltim rrugësh, sistem të kanalizimit dhe investime të tjera”, thuhet tutje në njoftim.

Bëhet e ditur se nesër do të mbahen edhe dy dëgjime tjera, njëri në Turiqec dhe tjetri në sallën e Kuvendit Komunal. /Telegrafi/