Siç kemi zgjidhur çështjen e vazhdimit të angazhimit të gjeneratës së 74-të të ushtarëve profesionistë për kënaqësinë e të gjithëve, kështu do të jetë edhe statusi i gjeneratës së 75-të, thuhet në reagimin e Ministrisë së Mbrojtjes ndaj konferencës për shtyp të ushtarëve profesionistë.
“Asnjë konferencë për shtyp nuk është e nevojshme për të na kujtuar atë. Marrëveshja që ne arritëm për gjeneratën e 74-të ishte rezultat i muajve të përpjekjeve dhe negociatave për të siguruar që të drejtat dhe kushtet e punës së ushtarëve mbi 45 vjeç nuk rrezikoheshin, me çka patëm sukses dhe tani ata vazhdojnë karrierën e tyre në institucionet”, thuhet në reagim.
Ministria kujton se një zgjidhje e tillë u mirëprit nga sindikata përfaqësuese e mbrojtjes, duke theksuar se me të njëjtën energji dhe përgjegjësi do të ketë qasje edhe ndaj zgjidhjes së statusit të gjeneratës së ardhshme të ushtarëve që do të mbushin 45 vjeç./Telegrafi/