Telegrafi

MB: Fillon shitja e iPhone 4S, radhët janë të gjata

Telefoni më i ri i kompanisë Apple  tashmë gjendet në të gjitha dyqanet e Apple dhe operatorëve mobil në Angli, ndërsa radhët janë të gjata për ta blerë një iPhone 4S.

Javën e ardhshme pritet që Apple t’i bëjë publike shifrat e shitjes për një javë, ndërsa besohet se Apple nuk do të arrijë t’i plotësojë të gjitha kërkesat e njerëzve për një iPhone 4S.

Siç mund ta dini tashmë, iPhone 4S vjen me sistemin e ri operativ të Apple, iOS5, ndërsa dizajni i këtij modeli është i ngjashëm me atë të iPhone 4, edhe pse softueri i këtij modeli është më i avancuar. / Telegrafi /