Telegrafi

MB: Fillon shitja e HTC Incredible S

HTC Incredible S është i pajisur me sistemin operativ Android 2.2 Froyo, ndërsa pritet që i njëjti së shpejti të bëhet me versionin e ri të këtij sistemi operativ, atë Android 2.4 Gingerbread.

Siç ju kemi njoftuar edhe më parë, karakteristikat e HTC Incredible S përfshijnë ekranin e ndjeshëm në prekje me 4inç, WVGA dhe ndërfaqe Super LCD, procesorin 1GHz Qualcomm Snapdragon, kamerën e pasme me 8MP me dy ndriçues, si dhe kamerën e përparme me 1.3MP për video-komunikim.

Për më tepër, ky telefon i mençur mobil posedon edhe 1.1GB hapësirë të brendshme të integruar, 768MB RAM si dhe portin për mikroSD kartelë, e cila mund ta rrisë hapësirën e magazinimit në telefon. / Telegrafi /