Telegrafi

Mazzone: Scudetto, garë ndërmjet Juves dhe Interit

“Këtë sezon, për Scudetto pres përballje kokë më kokë ndërmjet Juventusit dhe Interit”.

“Milani do t’u shkojë prapa, sepse nuk mendoj që (Rossonerët) do të mund t’i rikuperojnë të gjitha ndryshimet që kanë bërë deri më tani”, ka thënë Mazzone për “Corriere dello Sport” duke shtuar se edhe sigurimi i një vendi për në Ligën e Kampionëve do të paraqesë një garë të fortë.

“Tash për tash Fiorentina është favoriti im, mirëpo aty është Genoa që është shumë afër, Sampdoria skuadër e cila mund të jetë zbulimi i këtij sezoni, Lazio, Napoli, Roma dhe Palermo”, ka shtuar Mazzone.