Torino e ka zyrtarizuar Walter Mazzarri si trajner pas shkarkimit të Sinisa Mihajlovic.
Humbje 2-0 ndaj Juventusit në Kupën e Italisë, i ka kushtuar trajnerit me vendin e punës.
“Torino Football Club njofton se rolin e trajnerit e ka marr Walter Mazzarri”, thuhet në njoftim.
Mihajlovic ishte trajneri i fundit i huaj në Serie A, që tashmë ka vetëm trajnerë italianë në drejtim.
Një rekord në vete, pasi që do të ishte e pamundur që ta gjesh një kampionat pa trajner të huaj, sidomos të madh sic është ai italian.
Titullin e kampionit e ka fituar Max Allegri në tri vitet e fundit me Juventusin, ndërsa trajneri i fundit që ka fituar titullin në Serie A dhe është jo italian, mbetet Jose Mourinho me Interin. /Telegrafi/