Telegrafi

Mazzarri: Nuk guxojmë të luajmë si ndaj Viktorias

Napoli pësoi disfatë me rezultat 3-0 nga Viktoria Plzen dhe 51-vjeçari pranon se skuadra e tij nuk iu qas ndeshjes në mënyrën e duhur.

“Ju mund të shihni se ne nuk kishim mentalitetin e duhur. Ne nuk mund të dalim në fushë ashtu. Në pjesën e dytë ne krijuam shtatë shanse të pastra shënimi. Viktoria, megjithatë, shënoi dy gola nga dy shanse e gjysmë”.

“Sot nuk ishte çështje nëse ne shfrytëzonim tre ose katër mbrojtës, ne thjesht nuk iu qasëm topin në mënyrën e duhur. Disa lojtarë nuk dolën në fushë në mënyrën e duhur”, ka thënë Mazzarri për Sky Sport Italia. /Telegrafi/