Telegrafi

Mazzarri: Nuk e kam shok Antonio Conten

Trajneri i Watfordit, Walter Mazzarrim ka thënë se do ta përshëndet Antonio Conten, por ai nuk është një shok i tij. 

Dyshja kanë pasur shumë përplasje sa ishin në Itali, kur Conte drejtonte Juventusin, ndërsa Mazzarri te Napoli.

Të dy do të përballen nesër, por kësaj radhe në Ligën Premier.

“Miqësia është një koncept i rëndësishëm. Unë e respektoj Conten si njeri dhe si trajner. Kam shumë respekt për të, por miqësia është shumë, është diçka tjetër”.

“Normalisht që do të përshëndetemi për dore nesër. Ne gjithashtu u përshëndetëm  edhe kur u takuan të gjithë trajnerët këtu para sezonit” .

“Nuk kam asnjë problem, por miqësia është diçka shumë e madhe. Un kam vetëm pak shokë”, ka thënë Mazzarri. /Telegrafi/