Telegrafi

Mazzarri: Një vit i mirë për Napolin

“Ka qenë një vit i rëndësishëm duke iu falënderuar të gjithëve për punën e bërë, klubit, stafit dhe lojtarëve”.

“Nganjëherë në futboll ju mund të arrini gjëra të jashtëzakonshme. Është lehtë të përfundosh lartë në tabelë në një vit, por është e vështirë të qëndrosh aty përsëri vitin e ardhshëm”.

“Napoli ia ka dalë mbanë që të qëndrojë në këtë nivel dhe ka arritur rezultate të cilat na kanë sjellë në këtë nivel ku jemi sot. Ky është një hap i madh për klubin”, ka thënë Mazzarri për faqen zyrtare të klubit. /Telegrafi/