Telegrafi

Mazzarri në radarin e Romës

Zëdhënësi i Sheik Adnan Al Adel Aref Qaddumi Shtewi, i cili është në proces të blerjes së klubit, thotë se Mazzarri është duke u shqyrtuar brenda klubit.

“Ky mund të jetë vetëm hapi i parë pas pagesës prej 50 milionë euro. Liderët? Franco Baldini dhe Walter Sabatini janë të aftë dhe kanë ndërtuar një skuadër të mirë, por trajnerët nuk kanë funksionuar mirë”.

“Për shembull është Mazzarri në treg dhe ai mund të jetë i qëlluari”, ka thënë zëdhënësi për Gazzetta Sportiva. /Telegrafi/