Telegrafi

Mazzarri: Ishim të pafat kundër Fiorentinas

Facundo Roncaglia ia dha epërsinë Fiorentinas në minutën e 33-të kur pasimi i tij nga gjysma e fushës për Luca Tonin, në mënyrë të papritur kërceu përmbi portierin Morgan de Sanctis dhe hyri në rrjet. Cavani më vonë (42’) i barazoi shifrat duke shënuar golin e tij të 100-të në Serie A.

“Ishte një ndeshje argëtuese dhe të dy ekipet luajtën për fitore. Ne ishim të pafat pasi pësuam një gol shokues dhe ndoshta në fund kemi merituar më shumë se një pikë”.

“Tani do të ndeshemi me Parmën, që është kundërshtar i vështirë”, ka deklaruar trajneri i Napolit /Telegrafi/