Telegrafi

Mazzarri i kënaqur me pikën ndaj Udineses

Napoli humbi një mori rastesh dhe ngeci dy pikë në tentimin për të kapur Juventusin në krye të tabelës.

“Duhet t’ua jap meritat lojtarëve të mi. Sot ne luajtëm një ndeshje kundër një kundërshtari të vështirë”.

“Ne ishim të pafat. Megjithatë, kur ekipi im luan kështu unë jam i kënaqur – nuk mund të ankohem. Ne krijuam shumë shanse, por topi thjesht nuk shkoi në rrjetë për ne”, ka thënë Mazzarri për Sky Sport Italia. /Telegrafi/