Telegrafi

Mazzari: Mourinho di të fitojë vetëm me klube të mëdha

Mazzari ishte pjesë e luftës së fjalëve mes presidentit të Napolit, Aurelio De Laurentiis dhe Jose Mourinhos, kur Laurentiis kishte thënë se Mazzari është ‘Mourinho’ i tij, ndërsa portugezi më pas e kishte kritikuar Mazzarin.

“A do të më mungojë Mourinho sezonin e ardhshëm? Jo, nuk më vjen aspak keq. Ai do të shkojë të dretojë një ekip të rëndësishëm. Unë kurrë nuk e kuptova asnjë prej qëndrimeve të tij sa ishte këtu në Itali. Natyrisht, ai fitoi shumë me Interin, por ai gjithmonë drejtoi klube të mëdha”, theksoi Mazzari për Rai Sport. /Telegrafi/