Makina sportive italiane me 1000 kuaj fuqi, u paraqit sot në panairin e makinave të Torinos. Kjo makinë deri tash është bërë në vetëm 25 kopje.
Mazzanti Evantra Millecavalli është më e fuqishmja makinë që ka dalë nga Italia, duke ia kaluar edhe Ferrarit me “LaFerrari” që ka 950 kuaj fuqi.
Motori 7200 kubikësh “twin-turbo” V8, kap 96.5 km/h për 2.7 sekonda, dhe shkon deri në 402 km/h shpejtësi.
Makina 1.3 tonëshe ka gjashtë marshe shpejtësie, trup me çelik e fibër karboni, rrota OZ-Racing me goma Pirelli Trofeo R.
Sistemi i frenimit bën që nga 300 km/orë të ndalojë në vend brenda 7 sekondave.