Site icon Telegrafi

Mazzanti Evantra 771, më e mirë se LaFerrari (Foto)

Në Bologna Motor Show, kompania Mazzanti e ka publikuar modelin më të ri, që është i shpejtë dhe i fuqishëm.

Super-vetura e re Evantra, është për 20 kuajfuqi më e shpejtë se makina paraprake që kishte 751, andaj krahas emrit shoqërohet edhe me shifrën 771, transmeton Telegrafi.

Shpejtësinë nga zero deri në 100 kilometra në orë e arrin për tre sekonda, derisa shpejtësia maksimale e këtij automobili sportiv dhe luksoz është 360 km/h.

Megjithëse ky prodhues italian nuk është aq i popullarizuar sa Ferrari, ky model me 7.0-litra V8 po konsiderohet si më i mirë se LaFerrari.

Sidoqoftë, nuk bëhet e ditur se kur do të del në shitje kjo veturë, apo sa do të kushtojë. /Telegrafi/

Exit mobile version