Site icon Telegrafi

Mazuti rrjedh nëpër rrugë e qytetit në veri të Mitrovicës (Foto)

Disa rrugë afër shkollës së mesme të Mjekësisë në veri të Mitrovicës janë bllokuar pasi që një sasi e madhe mazuti ka rrjedhë dhe ka përfshirë rrugët e kësaj pjese.

Policia e Kosovës në veri e ka konfirmuar rastin për KosovaPress, duke thënë se me të gjitha institucionet përkatëse janë duke u munduar që ta evitojnë këtë që ka ndodhur.

Zëvendësdrejtori i stacionit të Policisë në veri të Mitrovicës, Besim Hoti tha se dyshohet që mazuti ka rrjedhur nga shkolla ose spitali të cilin e përdorin për ngrohje.

Ai tha se sipas informative të para, gjasat janë që ky rast të jetë aksidental.

“Ne kemi marr informatat për këtë që ka ndodhur. Ekipet e Policisë janë në terren dhe së bashku me njësinë e zjarrfikësve dhje institucionet tjera komunale po mundohen të ndalojnë rrjedhjen e kësaj mase të mazutit”, tha Hoti.

Sipas tij, kjo rrjedhje mund të shkaktojë rrëshqitje nëpër rrugë që vështirëson komunikacionin dhe lëvizjen e këmbësorëve ndërsa nuk ka ndonjë rrezik tjetër.

Momentalisht rrugët nga është duke rrjedhur mazuti janë mbyllur. /Telegrafi/

Exit mobile version