“Balkani luajti shumë më mirë dhe me meritë shënoi fitore. Ne nga fundi u afruam, por nuk mundëm të rikthejmë rezultatin. Sa i përket tifozëve, unë nuk merrem me gjëra të tilla, madje nuk i lexoj fare komentet, pasi aty mund të shkruaj kush të dojë. Kuptohet se tifozët kërkojnë vetëm fitore, por kjo është vështirë të realizohet. Nëse e mposhtim skuadrën izraelite në javën tjetër disponimi sigurisht se do të jetë më ndryshe edhe në mesin e tifozëve”, tha Mazrekaj, duke përjashtuar mundësinë që dikush nga basketbollistët të mos jetë angazhuar sa duhet.
“Ndoshta nga jashtë duket se është ashtu, por në parket është diçka krejt tjetër. Thjeshtë, Balkani luajti shumë mirë. Është e vërtetë se ata nuk janë në mesin e skuadrave më të mira në këtë ligë, por si vendas bëjnë dallim. Dy herë e kanë mposhtur Levskin, që është skuadër më cilësore”, shprehet Mazreku.
Gjatë ndeshjet me Balkanin në një moment dukej se Blerim Mazreku ishte i pakënaqur dhe se po polemizonte me trajnerin Cabadak.
“ Jo nuk është në pyetje kurrfarë pakënaqësie. Unë nuk e dëgjova mirë se çka tha trajneri dhe kërkova përgjigje. Sa i përket trajnerit, ai është zgjedhur nga drejtuesit e klubit dhe në duhet ta respektojmë. Nuk është e imja që të vendosi se sa minuta paraqitem në ndeshje dhe këtë nuk e kam thënë asnjëherë. E imja është që të luaj dhe ta jap maksimumin, janë të tjerët që e vlerësojë lojën time”, tha Blerim Mazreku. /Zëri/Telegrafi/