“Njoftojmë se Mentor Mazrekaj dhe drejtuesit e klubit arritën marrëveshjen për zgjatjen e afatit te kontratës së lojtarit. Sipas kësaj marrëveshje Mazrekaj do te veshë fanellën e Partizanit edhe për tri vite të tjera”.
“Me këtë lëvizje klubi jo vetëm që siguron shërbimet e një lojtari shumë cilësor, por njëkohësisht konfirmon vendosmërinë për arritjen e objektivave që i ka vënë vetes për këtë sezon”, thuhet në komunikatë.
Mazrekaj ishte i huazuar te Partizani nga Prishtina për gjashtë muaj, dhe mbetet e çuditshme se si Partizani bënë të ditur vazhdimin edhe për tri vjet, kur lojtari ka kontratë me Prishtinën edhe për një vit.
I kontaktuar nga “Sport Ekspres” të enjten, presidenti i skuadrës së Partizanit, Gazmend Demi është shprehur: “Të gjithë kosovarët janë burra dhe e mbajnë llafin dhe Mazrekaj është njëri prej tyre. As nuk e diskutoja që ai do të ishte pjesë e Partizanit, pasi kisha bërë me të një marrëveshje dy muaj më parë. /Tribuna/Telegrafi/