Mentor Mazrekaj kthehet në Partizan. Pas shumë deklaratash dhe akuzash të ndërsjella mes lojtarit dhe trajnerit Marcio Sampaio, futbollisti kosovar ka vendosur që të kthehet të skuadra e kryeqytetit të Shqipërisë.
Pas një mbledhje të mbajtur në mes të presidenteve të Partizanit, Gazmend Demit dhe atij të Prishtinës, Remzi Ejupit, ku i pranishëm ishte edhe Mentor Mazrekaj, erdhi arkondi që lojtari të kthehet te klubi që është afër ta sigurojë pjesëmarrjen në Kupat e Evropës.
Lajmin e bënë të ditur një i afërm i futbollistit. “Mazrekaj është kthyer te Partizani. Ka ndodhur një takim para ndeshjes Partizani – Kukësi, ku janë takuar presidenti i Partizanit, Gazmend Demi me atë të Prishtinës, Remzi Ejupi, ku ishte i pranishëm edhe ‘Menqa’. Aty u vendos që Mazrekaj të kthehet në Partizan dhe të vazhdojë punën”, tha burimi.
Mazrekaj kishte prishur marrëdhëniet me trajnerin dhe stafin mjekësor, pasi një lëndimi të marrë në këmbë, pasi të dy palët pretendonin se versioni i tyre mbi lëndimin ishte i vërtetë. Mazrekaj ndjente dhimbje, ndërsa mjekët dhe trajneri thoshin se ai është mirë dhe nuk do të stërvitet. /SportPlus/Telegrafi/